Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së nga Dollova, Qemajl Berisha

Pas një sëmundje të rëndë, dje vdiq veterani i UÇK-së nga fshati Dollovë e Klinës, Qemajl Berisha.

Varrimi i të ndjerit u bë sot në ora 14:00 në fshatin Dollovë.

Në varrim morën pjesë një numër i madh qytetarësh, miq e familjar.

Po ashtu kurora me lule vendosi edhe kryetari i degës së OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj i cila tha se vdekja e ushtarit të UÇK është humbje e madhe dhe që e ka tronditur tej mase.

Balaj tha se Qemajl Berisha do të kujtohet përherë si njeri i urtë e trim i madh.