Djali i Isa Mustafës paralajmëron sfida të reja për Kryetarin e LDK-së

Besnik Mustafa ka dhënë mesazhe të reja sot pas shpalljes së kandidaturës së Fatmir Sejdiut e Agim Veliut. Djali i Kryetarit aktual të LDK-së ka publikuar një foto me Isa Mustafën dhe ka shkruar se janë të disponuar për sfidat e radhës.

“Të disponuar për sfidat e rradhës ✔️”. Ky është mesazhi i djalit të Isa Mustafës, Besnikut, pasi shpalljes së kandidaturës për Kryetar të LDK’së nga Fatmir Sejdiu.

Bashkë me mbishkrimin se janë të gatshëm për sfida, Besnik Mustafa ka publikuar foto bashkë me Mustafën, i cili javën e kaluar ishte në Gjermani për pushime e kontrolle mjekësore./