Aksident në Rugovë, rrokulliset me veturë (Foto)

Rreth orës 17 rrugës për të shkuar në bjeshkët e Rugovës ka ndodhur një aksident.

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura është rrokullisur dhe ka mbetur skaj rrugës.Lexuesit e gazeta inFokus kanë treguar se vetura është vetë-aksidentuar nga shpejtësia e lartë, derisa nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.