NISMA Socialdemokrate “del në mal”

Në një kohë kur situata politike në Kosovë është në një gjendje jo edhe fort stabile, ka filluar edhe aktivizimi i partive politike.

Kjo, sidomos pas dorëheqjes së shefit të qeverisë Ramush Haradinaj, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, bashkë me përgatitjet për zgjedhjen, ani se nuk dihet nëse ato do mbahen, kanë filluar edhe përgatitjet për gjetjen e partnerëve për koalicione.

E si duket, kjo kohë ka qenë pak e lodhshme për partinë NISMA Socialdemokrate, të cilët të dielën e kanë shfrytëzuar si ditë relaksi.

Kështu, deputetë bashkë me liderin e tyre Fatmir Limajn e me qytetarë kanë dalur në një piknik.
Kjo rehati u organizua nga degët e partisë në Klinë, Gjakovë, Pejë, Istog e Deçan.