Aktivitetet që do të mbahen në Klinë për nder të 8 Marsit

Komuna e Klinës – Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Zyrën për Komunitete për Kthim ju ftojnë të jeni pjesë e aktiviteteve të organizuara për nder të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Tulipani – Simboli i Rezistencës Femërore mban titullin program që nis në orën 09:00 me vendosjen e luleve te varri i Shpresë Krasniqit – Simbol i rezistencës dhe ruajtjes së nderit
Në orën 10:00 do të mbahet defileu i grave me lule tulipani – takimi para objektit të Komunës së Klinës dhe aktivitetet përfundojnë me një program artistik që starton nga ora 11:00.