KF Dukagjini të dielën do ta ketë përballë Drenicën

KF Dukagjini përmes rrjetit social në faqen zyrtare FB ka bërë të ditur se të dielën nga ora 13:00 do ta kenë përballë skuadrën Drenicës.

Ky është njoftimi:

Të dielën ne Klinë, përballë kemi skuadrën e Drenicës. Kjo ndeshje i takon javës se 20-të ne BKT-Superligën e Kosovës, dhe zhvillohet ne stadiumin “18 Qershori” me fillim nga ora 13:00. Duke e pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes, djemtë e Dukagjinit janë mjaftë te motivuar, që nga kjo ndeshje te dalim me fitore.
KF Dukagjini (Klinë) – KF Drenica
18 Qershori- Klinë
20 Shkurt, 2022 13:00