Të mërkurën ndeshja e vitit, KF Dukagjini pret Dritën e Gjilanit

Të mërkurën në orën 13:00 do të zhvillohet ndeshja e vitit, çerekfinalja në kupën e Kosovës.

KF Dukagjini do ta pres në stadiumin “18 Qershori” ekipin e Dritës.

“Ndeshja e vitit, çerekfinalja ne kupën e Kosovës.

Te gjitha rrugët e qytetit kanë vetëm një destinacion, stadiumi “18 Qershori” Klinë”, shkruajnë Hithat tifozët e KF Dukagjinit.