Kryetari Elezaj takoi përfaqësuesit e bizneseve në Klinë

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, ka pritur në takim pronarët dhe përfaqësuesit e dyqaneve ushqimore në komunën e Klinës, me të cilët ka diskutuar lidhur me propozimet për ndryshimin e rregullores për orarin e punës, efektet që ka pasur përhapja e virusit corona në ekonomi dhe për rimëkëmbjen ekonomike.

Pronarët e bizneseve shprehen shqetësimet e tyre dhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë kësaj periudhe dhe po ashtu kërkuan mbështetje në kërkesat e tyre për orarin e punës.

Kryetari Elezaj fillimisht falënderoi pronarët dhe përfaqësuesit e bizneseve për mbështetjen që kanë dhënë gjatë periudhës së pandemisë dhe shtoi se roli i tyre në krijimin e vendeve të reja të punës është shumë i rëndësishëm.

Ai u zotua se të gjitha propozimet e tyre lidhur me orarin e punës dhe për mundësinë e krijimit të lehtësirave tjera do të shqyrtohen nga organet e komunës dhe në bazë të mundësive dhe në koordinim me ligjin do të marrin mbështetje.

Me qëllim të krijimit të kushteve të favorshme për bizneset dhe zhvillimin e veprimtarive afariste, Komuna e Klinës do të mbajë takime të ngjashme edhe ditëve në vijim me pronarë të bizneseve.

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, ka pritur në takime të ndara pronarët dhe përfaqësues të barnatoreve, restoranteve dhe kafeneve në Komunën e Klinës, me të cilët ka diskutuar lidhur me propozimet për ndryshimin e rregullores për orarin e punës, efektet që ka pasur përhapja e virusit corona në ekonomi dhe për rimëkëmbjen ekonomike.

Kryetari Elezaj theksoi se qëllimi i organizimit të këtyre takimeve është harmonizimi i propozimeve për plotësim ndryshimet për rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së bizneseve, para miratimit të saj në kuvend.

Ai shtoi se të gjitha propozimet e tyre lidhur me orarin e punës dhe për mundësinë e krijimit të lehtësirave tjera do të shqyrtohen nga organet e komunës dhe në bazë të mundësive dhe në koordinim me ligjin do të marrin mbështetje.