Aksident mes traktorit dhe motoçikletës në Gjakovë, një person i lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash mes një traktori dhe një motoçiklete në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, me ç’rast motoçiklisti ka mbetur i lënduar dhë është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës,

traktori është kyçur në rrugën kryesore, në të cilën lëvizte motoçiklisti.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e dërguara nga sinjalizuesi, ku shihet se në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës.