Dukagjini triumfon derbin ndaj Istogut, 

Dukagjini ka triumfuar në derbin e xhiros së 22-të në Ligën e Parë, derisa ka shënuar fitore minimale përballë Istogut (1-0), 

Labinot Osmani ka qenë golashënuesi i vetëm për ‘Hithat’ në këtë takim, që falë kësaj fitore vazhdojnë të kryesojnë klasifikimin në Grupin A me 46 pikë, katër më shumë se Malisheva që të dielën zhvillon ndeshjen e xhiros.