Arrestohet kosovarja që i dërgoi drogë bashkëshortit në burgun e Dubravës

Policia ka arrestuar të shtunën një grua, e cila është kapur me një sasi të vogël të narkotikëve në burgun e Dubravës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ajo kishte qenë për vizitë te bashkëshorti i saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila kishte shkuar në Burgun e Dubravës për të vizituar bashkëshortin e saj. Gjatë kontrollimit të sendeve te sjella nga e dyshuara për bashkëshortin e saj, në gjepin e një pale pantallonave është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 0.2 gram”, shkruan në raport.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit , ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.