E kishte fshehur në pako të cigareve, oficerët korrektues i gjejnë heroinë të burgosurit në Dubravë

Nuk janë të rralla rastet kur raportohet për zyrtarët e Shërbimit Korrektues kapin në flagrancë të burgosurit me lëndë narkotike,

E një rast i tillë ka ndodhur të mërkurën në Burgun e Dubravës, ku gjatë kontrollit rutinë të dhomave, oficerët korrektues kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë te një i burgosur.

I burgosuri i cili vuan dënimin në këtë Qendër Korrektuese, kishte fshehur drogën në pakon e cigareve dhe më pas e ka pranuar se substanca narkotike i përket atij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.