Policia flet për Klina info për gruan që u gjet e vdekur në Klinë

Një grua është gjendur pa shenja jete në banesën e sajë në rrugën “Ymer Berisha” në Klinë.

Vdekjen e sajë e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lajmin për Klina info e ka konfirmuar zëdhendësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Sipas këtij të fundit, sot rreth orës 09:20, është njoftuar Policia për një person pa shenja jete në banesën e sajë në rrugën “Ymer Berisha” në Klinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku.

Policia po vazhdon me hetimet në vendin e ngjarjes, lidhur me shkakun e vdekjes së gruas në fjalë/Klina info/