Policia në kërkim të Nuredin Lushtakut, Prokuroria urdhëron ndalimin e tij pas provave të reja

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalimin e ish-nënkryetarit të Skenderjat, Nuredin Lushtakut, pas grumbullimit të provave të reja lidhur me incidentin e së shtunës.

Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e Lushtakut, por i njëjti ende nuk është hasur,

Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit Prokurori pritet të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e konfliktit të së shtunës, dy policët Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci mbetën të plagosur. Motivi i rastit dyshohet të jetë gjoba për kundërvajtje në trafik që ata i shqiptuan Arbërit, djalit të Nuredinit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.