Këta janë numrat me të cilët do të garojnë partitë në zgjedhje

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të martën është hedhur shorti i numrave me të cilët partitë politike do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 112, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas numrit rendor, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e Partisë Socialdemokrate do ta ketë numrin 119.

E Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhje e ka numrin 126.

Më poshtë në listë është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila garon me numrin 134.

Partia e ish-deputetit Milaim Zeka, që garon për herë të parë ka numrin 129, kurse Partia Fjala e Gëzim Kelmendit garon me numrin 125.

Nga ana tjetër, dy partitë serbe që pritet të bëjnë garë të fortë mes vete shorti i ka vendosur larg me numra.

Koalicioni Slloboda që kandidat për kryeministër ka Nenad Rashiqin garon me numrin 120, kurse Lista Serbe me numrin 135. /Gazeta inFokus

 

Kjo është lista e plotë e partive me numrat e tij

Partia Demokratike e Kosovës (112)AAK-PSD (119)Lidhja Demokratike e Kosovës (134)Lëvizja Vetëvendosje (126)Nisma-AKR-PD (122)Partia Euroatlantike e Kosovës (129)Partia “Fjala” (125)Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (131)Lista Serbe (135)Gradjanska Iniciativa Gore (133)Koalicioni Vakat (124)Kosovonevi romani Partia (130)Partia Liberale Egjiptiane ( 111)Esmir Kasi (132)Pogred Zagora (117)Partia e Ashkalinjve për Integrim ( 113). /Gazeta inFokus

SHARE