Hyrja falas- asnjë arsye për mungesë nuk ka, KF Dukagjini kërkon përkrahje për ndeshjen e vitin me Dritën

Të mërkurën në orën 13:00 do të zhvillohet ndeshja e vitit, çerekfinalja në kupën e Kosovës.
KF Dukagjini do ta pres në stadiumin “18 Qershori” ekipin e Dritës.

KF Dukagjini në postimin e fundit në FB ka njoftuar se hyrja për ta parë ndeshjen është pa pagesë.

Ky është njoftimi:

???????????????????? ???????????????????? – ???????????????????? ????ë???? ????????????????????????ë ???????????? ????????!

Të dashur qytetarë,

Të mërkuren, në Klinë, na pret ndeshja më e rëndsishme e këtij sezoni deri më tani, ku në stadiumin “18 Qershori” të cilin shpresojmë ta shohim të mbushur, e presim klubin FC Drita.
Prandaj, të mërkuren klubi ka nevojë për përkrahjen maksimale nga ju, duke e ditur edhe rëndësinë e madhe që e ka ky takim – kualifikim në gjysëmfinale të Kupës së Kosovës.