Një ushtar i KFOR-it vdes

Një ushtar i KFOR-it ka vdekur derisa ishte në gjumë.

Kështu njoftoi përmes një komunikate Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

Në njoftim thuhet se shkaqet e sakte të kësaj ngjarje të rëndë mbeten për t’u konfirmuar akoma.

I ndjeri kishte shërbyer në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit.

Për vdekjen e bashkëkombasit të tij, ngushëllime ka shprehur edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major, Ozkan Olutas.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, tha ai.