Aksion i gjerë i Inspekcioni në Prishtinë, kontrollojnë mbajtjen e distancës!

Numri i madh i të infektuarve me koronavirus në kryeqytetin e Kosovës ka ndikuar që inspekcioni të kontrollojë mbajtjen e distancës në fushën e gastronomisë.

Një aksion i gjerë i Inspekcionit në Prishtinë është duke u mbajtur sonte,

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

Ai tha se ky aksion ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, shënoi ai.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik çdo natë është duke iu bërë thirrje Inspektorateve sanitare të AUV dhe Inspektorateve komunale patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar./