NISMA nesër vendosë nëse do të ketë kandidat nga Klina për deputet

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt, shkruan Klina Info.
Megjithëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhor, tubime të shumta po mbahen nëpër vende të ndryshme të Kosovës nga subjektet politike e po ashtu edhe nga kandidatët për deputetë.
Klina info ka publikuar emrat e kandidatëve nga Klina që do të jenë në listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Klina Info merr vesh se nga dega e NISMA-së në Klinë ende nuk ka vendosur se a do të ketë kandidat në këto zgjedhje.
Sipas burimeve tona, dega e kësaj parti nesër do të mbaje mbledhje, ku do të vendosë nëse do të ketë kandidat për deputet në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.