Nga Instituti Hidrometeorologjik tregojnë se a do të përmirësohet situata me reshje të shiut në Kosovës

Bashkim Kastrati, hidrolog nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se reshjet e shiut në ditëve në vazhdim do të jenë në intenzitet më të ulët.

Kastrati tregon se situata në Kosovë do të përmirësohet por se nuk do mund të mobilizohet menjëherë.

Ai për Gazeta Blic tregon se lumenjtë në Kosovë kanë ngritje enorme brenda 24 orëve, deri në 200%.

Sot janë nivelet më të larta dhe kritike në lumejtë kryesorë të Kosovës. Të gjithë lumenjtë që ne i monitorojmë kanë ngritje, disa kanë ngritje enomre brenda 24 orëve, kemi 200% ngritje më të madhe. Natyrisht kjo tendencë është me ngritje të sipërme, kjo parashikohet që të vazhdojë edhe orëve në vazhdim. Përsëri do ketë reshje por jo të intenzitetit si ka qenë në ditët e kaluara, ditëve në vazhdim do të vazhdojë të përmirësohet situata por nuk do të stabilizohet menjëherë, sepse edhe javëve në vazhdim do ketë reshje por në intenzitet më të ulët“, deklaroi Kastrati.