Prizrenasit pak para mesnate tentojnë ta vjedhin veturën që iu është sekuestruar

Dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë tentuar që ta vjedhin veturën e cila iu është sekuestruar më herët.

Rasti ka ndodhur dje në ora 23:00 në Prizren.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policor, ndërsa tjetri i dyshuar fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

SHARE