Gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, bëhen homazhe e mbahen diskutime për të

Sot janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e mistershme e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Andaj, për këtë përvjetor të Deharit do të mbahen homazhe të varri i tij, me fillim nga ora 9 e 30.

Për këtë rast do të mbahen edhe dy diskutime, njëra në orën 14 në Prishtinë, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok dhe familjar i përkushtuar” dhe tjetra në Pejë në orën 17, “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”, në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së Deharit do të dhurohet edhe gjak në Selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë.