MAL I ZI, FILM NË KUJTIM TË KRYENGRITJES SË MALËSISË

Përvjetori i Kryengritjes së Malësisë në Malin e Zi, u përkujtua me një film të metrazhit të shkurtër.

Në këtë film paraqiten ngjarjet dhe personazhet historike të vitit 1911 të udhëhequr nga heroi kombëtar Dedë Gjo Luli.

Në kuadër të kësaj date historike, shqiptarët e Malësisë dhe të rajoneve të tjera në Mal të Zi, e përkujtojnë me manifestime të ndryshme këtë ngjarje të rëndësishme historike që i parapriu ngjarjeve të mëdha në Shqipëri, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Klina.info