Të martën në Klinë Vjosa OSMANI.

Njoftim i deges se LDK-së ne Klinë

Të nderuar qytetarë

Qyteti i Klinës të martën me datë 10 shtator 2019, në ora 16:30, në mënyrë madhështore do ta mirëpresë kandidaten për Kryeministre të Kosovës znj. Vjosa OSMANI.
Kjo vizitë vjen si rezultat i përkrahjes së madhe që Osmani po gëzon nga qytetarët klinas dhe në vazhdën e vizitave që kandidatja për Kryeministre po zhvillon nëpër qytetet e Kosovës.

Në këtë takim Osmani do të mirëpritet nga strukturat udhëheqëse të partisë, anëtarë, dhe simpatizantë të LDK-së. Vendtakimi me qytetarë fillon tek Zyret e LDK-së, për të vazhduar më tutje vizitën e saj përgjatë qytetit të Klinës.

Ftoheni të gjithë për pjesëmarrje!