Tejkaloi dy vetura në vijë të plot në Gllarevë, Policia e kap përmes një videoje

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi dhe publikimi të një videoje, ka njoftuar se ka dënuar me gjobë prej 150 euro, një person, i cili ka tejkaluar dy vetura në vijë të plotё në fshatin Gllarevё-Klinё.
Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:

Me datёn 13.06.2023 rreth orёs 14:24, kemi pranuar njё video incizim nga njё qytetar, i cili e ka incizuar kundёrvajtёsin duke bёrё tejkalim tё dy veturave në vijё tё plotё në fshatin Gllarevё-Klinё.
Nga njёsiti rajonal i komunikacionit rrugor DRP Pejё, ёshtё ftuar kundёrvajtёsi dhe tё njëjtit i ёshtё shqiptuar tiketa me gjobë prej 150 euro, 2 pikё negative dhe 3 muaj masё mbrojtёse.