Vdes një punëtor pasi rrokulliset me eskavator në Pejë

Një person ka vdekur në Bogë të Pejës pasi është rrokullisur derisa ishte duke punuar me eskavator sot në ora 18:50. Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 19:50 jemi njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës një person derisa ishte duke punuar me eskavator është rrokullisur. Polica menjëherë ka shkuar, gjithashtu aty menjëherë ka shkuar ambulanca dhe nga ekipi mjekësor është vërtetuar vdekja e viktimës mashkull i lindur në vitin 1972. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet mjekësore dhe të gjitha njësitet relevante të Policisë dhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të të njëjtit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Prishtinë”, ka thënë Driton Rugova.