Ky është polici që u vra aksidentalisht në poligon

Zyrtari policor, Burim Tahiri, sot ka humbur jetën aksidentalisht nga gjuajtja me armë zjarri në poligon,

Ai ishte 44 vjeçar.

Kurse Policia ka konfirmuar rastin duke thënë se është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikimi).

“Polici i plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e policit B.T.,44 vjeçar, punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri”./