Ky është 32 vjeçari kosovar që vrau gruan në Gjermani

Një mashkull kosovar i moshës 32 vjeçare sot është arrestuar në Gjermani.

Siç shkruajnë mediat në Gjermani, ai e ka vrarë gruan e tij, 33 vjeçare. E gjithë ngjarja ka ndodhur në qytetin e Minfeld-it, transmeton Indeksonline.

Indeksonline ka arritur të mësoj inicialet e dorasit dhe viktimës. Dorasi 32 vjeçar është nga qyteti i Podujevës. Inicialet e tij janë A.P.

Po ashtu edhe viktima është qyteti i Podujevës. Inicialet e saj janë F.P.P. Çifti së bashku kanë pasur dy fëmijë.

Me kërkesën e prokurorit të rastit, dorasi është dërguar në mbajtje. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje tjera.