Sokol Bashota i prekur nga vdekja e Samedin Gashit nga Sferka: Bashkohem me dhimbjen e familjarëve!

Ish-kryetari i Komunës së Klinës, njëherit kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, përmes një postimi në rrjetin social FB është shprehur të jetë i prekur nga vdekja e Samedin Gashit nga Sferka, i cili vdiq në vendin e punës në Gjermani.
Bashota, ka thënë se këto ditë janë të rënda, ndërsa dhimbjen do të shndërrojmë në forcë dhe krenari për një mik e bashkëpunëtor si Gashi.
Ky është postimi i plotë:

Vdekja tragjike të morri herët miku im, Samedin Gashin. Po ndahemi vetëm fizikisht sepse kujtimet për ty do të ruhen përherë të freskëta në mendjen dhe zemrën time.
Këto ditë janë të rënda për ne, por dhimbjen dhe pikëllimin do ta shndërrojmë në forcë dhe krenari që të patëm mik e bashkëpunëtor.
Bashkohem me dhimbjen e familjarëve, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të rëndë.