Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se rastet e dhunës kanë ndodhur në Gllogoc, Graçanicë, Gjilan dhe Gjakovë, raporton Zeri.info.

Gllogoc, 11.05.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Graçanicë, 12.05.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan – rr. “Mulla Idrizi”, 12.05.2022 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 11.05.2022 – 13:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.