Në eKosova tani mund ta merrni dokumentin që iu kërkohet për çdo gjë

Platforma eKosova në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar shërbimin “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”.

Sipas njoftimi, marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:

1.Hapja e platformës eKosova

2.Identifikimi në platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit

3.Klikimi mbi “Shërbimet”

4.Klikimi mbi “Policia”

.Klikimi mbi “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”

6.Plotësimi i dritares dhe klikimi mbi “Dërgo kërkesën”

Për të pas qasje në këtë shërbim duhet që përdoruesi të ketë identitetin e verifikuar, pra niveli i 2-të.

Aplikimi bëhet përmes kësaj vjegëze:

https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?ReturnUrl=/Services/SubService?service%3D413&mibextid=Zxz2cZ