Edhe sot mot me diell dhe temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht nxehtë.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Më e larta e ditës do të shënohet në Gjakovë dhe Prizren, ku temperaturat do arrijnë në 31 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.