227 persona kërkuan dje ndihmë në Emergjencë të spitalit në Pejë

227 pacientë janë trajtuar të enjten  si raste emergjente në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërsa 23 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

8 lindje kanë qenë dje më 21.11.2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 6 djem dhe 2 vajza.

Kurse, analiza kanë kryer 261 pacientë që në total kanë kryer 4,282 analiza.

14 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit./Klina info/