Arrestohet babai me tre djemtë në Malishevë pasi u rrahën mes vete

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, (babai me tre djemtë), pasi që të njëjtit pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme janë përleshur në mes vete.

Rasti ka ndodhur më 17 mars në Malishevë.

Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 fishekë, para të gatshme, një thikë me këllëf, një brisk, një revole me një karikator dhe 181 fishekë.

Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.