Lajmi i mirë për studentët e Universitetit të Prishtinës

Studentet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të kenë mundësi që në afatin e nëntorit dhe prillit të paraqesin dy provime, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka vendosur gjatë ditës se premte, Senati i Universiteti të Prishtinës, gjatë mbledhjes që është duke u mbajtur në hapësirat e rektoratit.

Sekretari i përgjithshëm i UP’ së, Esat Kelemendi, ka thënë se ky afat do të vlejë për vitin akademik 2019/2020

“Ky afat do të hapet dhe do të vlejë për vitin akademik 2019-2020 deri në një vendim tjetër”” ka deklaruar ai.