Pas pauzës, rikthehen sot “ethet” e Superligës

Pas një pauze prej gati dy javësh, sot do të fillojë java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vetëm një ndeshje do të zhvillohet sot, dhe ajo do të jetë derbi i dy ekipeve të para të tabelës, Ballkani- Gjilani, shkruan Indeksonline.

Ballkani do të pres gjilanasit në Suharekë, ndërsa momentalisht janë të barabartë me pikë nga 31 të dyja, megjithatë, Gjilani ka goldallim pak më të mirë se futbollistët e Ismet Munishit.

Me një fitore të cilësdo skuadër, do të iknin pastër tre pikë nga vendi i dytë dhe duke siguruar një qetësi të lehtë.

Të shtunën dhe të dielën takohen këto ekipe:

E shtunë: Flamurtari – Feronikeli, Drita – Llapi, Drenica – Vushtrria dhe Prishtina – Trepça’89.

E diel: Ferizaj – Dukagjini.

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet nisin prej orës 13:00./Klina info/