Mbi 300 gjoba të shqiptuara për personat që nuk respektuan masat anti-COVID

Rreth 376 gjoba ka shqiptuar policia e Kosovës të premten për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

1185 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut, ndërsa gjatë 24 orëve kanë ndodhur 39 aksidente.

Dje, po ashtu u arrestuan 14 persona për vepra të ndryshme penale dhe 9 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.