Aksident në mes të një veture dhe kamionit në Drenas

Rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Zabeli i Ulët në Drenas,

Policia e Kosovës njofton se një person ka mbetur i lënduar nga ky aksident.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit”, njoftojnë zyrtarët policorë.

Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për një person me lëndime trupore.

Njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident