U takua me Eddie Hearn dhe është pjesë e evenimentit ku ndeshet Joshua, Marku: Askush nuk fillon nga maja

Të shtunën (12 dhjetor), kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda (WBA, IBF, WBO dhe IBO), Anthony Joshua, mbron titujt përballë sfiduesit të detyrueshëm të IBF, Kubrat Pulev.

Në evenimentin e madh që zhvillohet në Wembley Arena, e ku do të jenë të pranishëm 1.000 tifozë, do të boksojë edhe boksieri shqiptar, Florian Marku.

Alex Fearon do të jetë kundërshtari i tij, ndërsa në njoftimin që bëri para disa ditësh, 28-vjeçari u premtoi tifozëve të tij se nuk do t’i zhgënjejë.

Ditë më parë, ai është takuar me promovuesin e mirënjohur të boksit, Eddie Hearn dhe e ka shpërndarë një fotografi të përbashkët për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“I lumtur që e takova Eddie Hearnin këtë mëngjes. Mezi pres të ndeshem”, kishte shkruar Marku.

https://www.instagram.com/p/CIleU15BwPG/?utm_source=ig_web_copy_link

Ai njëherësh i ka publikuar disa fotografi edhe nga seanca fotografike dhe intervista për media.
https://www.instagram.com/p/CIlpyG9BzV9/?utm_source=ig_web_copy_link
“Askush nuk fillon nga maja. Është një rrugë e gjatë me punë dhe shumë sakrifica për të arritur atje”, është mesazhi që e ka publikuar në Instagram.

SHARE