Naim Musliu falënderon aktivistët dhe votuesit e PDK-së, për mbështetjen dhe angazhimin

Naim Musliu, kandidat për deputet nga PDK përmes një postimi në FB, ka falënderuar strukturat dhe aktivistët e kësaj partie për angazhimin dhe mbështetjen që treguan për zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Ai ka thënë se PDK si parti e dytë në nivel vendi di të jetë mbrojtëse e fuqishme e qytetarëve dhe interesave shtetërore pa marrë parasysh pozicionin e saj.

Ky është postimi i plotë:

Te nderuar miq e mikesha, të rinj e të vjetër, burra e gra, struktura dhe aktivistë të Partisë Demokratike të Kosoves, pas përfundimit të procesit zgjedhor, dua që t’ju falënderoj nga zemra, për angazhimin dhe mbeshtetjen e dhënë.
PDK-ja si parti e dytë në nivel vendi di të jetë mbrojtëse e fuqishme e qytetarëve dhe interesave shtetërore pa marrë parasysh pozicionin e saj. Unë ndihem i nderuar që kam pasur rastin të takoj e të bashkëbisedoj me secilin nga ju dhe ju siguroj që projekti për një Kosovë properëndimore do të vazhdojë.

Perjetësisht falënderues, Naim Musliu