Xhafer Berisha falënderon klinasit për maturi dhe uron ata për fitorën e VV-së

Në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit, qytetarët e Republikës së Kosovës, iu drejtuan kutive të votimit, për të zgjedhur

përfaqësuesit e tyre në katër vitet e ardhshme.
Sovrani bindshëm zgjodhi partinë Lëvizja Vetëvendosje, me kandidat për kryeministër, Albin Kurti.

Derisa, kryetari i degës së kësaj partie në Klinë, njëherit kandidat për deputet, Xhafer Berisha, ka uruar dhe falënderuar qytetarët e kësaj komune, që treguan maturi gjatë procesit të zgjedhjeve, por edhe që votuan për VV-në.
Ai ka thënë se ndihet mirënjohës për çdo votë pasi që me 4700 vota VV arriti të del partia e parë në Klinë, pa ato të mërgatës.