Vendimi i Qeverisë irriton muzicientët e Kosovës: “MUZIKA NUK VRET”

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave prezantoj masat e reja anti-Covid 19 për qytetarët.

Një nga masat e reja ishte që gastronomia të punoj deri në ora 23:30 por, muzika në lokale duhet të ndalet në ora 21:00, transmeton Indeksonline.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Shoqatës së Muzicientëve të Kosovës, të cilët kanë reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ata kanë publikuar një fotografi ku shkruhet “Muzika nuk vret”, kurse në përshkrim shkruhet “Stop diskriminimit”.

src=”https://www.klina.info/wp-content/uploads/2020/09/Screenshot_20200927-111008_Facebook-scaled.jpg” alt=”” width=”641″ height=”1000″ class=”alignnone size-full wp-image-34809″ />