Haxhiu thotë se janë duke identifikuar ende zyrtarë për t’i shkarkuar për rastin e 11 vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, deri tani ka pasur dy dorëheqje, derisa shton se “uron të ketë edhe të tjera”.

“Ka pasë dy dorëheqje dhe ne urojmë që të ketë edhe të tjera për faktin se, sic e kuptoijmë, ka edhe zyrtarë të tjerë të cilët nuk i kanë kryer detyrat e tyre pas asaj që ka ndodhur. Siç e dini, unë dje kam kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, sepse para dy ditësh u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se kanë dhunuar seksualisht të miturën në qershor.

Po të vepronte prokuroria me kohë, sigurisht që ata persona do të arrestoheshin shumë më herët dhe vepruan vetëm dy muaj pas.

Prandaj edhe është shumë e jashtëzakonisht e rëndësishme që kryeprokrurori i prokurorisë themelore në Prishtinë të japë dorëheqje.

Ne poashtu edhe brenda MPB dhe MD-së jemi duke identifikuar personat përgjegjës që mund të ndërlidhen në një formë apo tjetër me rastin, në mënyrë që të marrin veprime edhe ndaj tyre”, tha Haxhiu sot në konferencë.Ajo tha se njëri nga personat e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares ka qenë i dënuar në vitin 2020 për dhunë në familje.

Ajo thotë se i dyshuari ishte dënuar me kusht, pasi sipas gjyqtarit, kjo masë do t’i shërbente rehabilitimit të të burgosuritNdër të tjerash, Haxhiu u shpreh se do të identifikohen edhe personat tjerë përgjegjës për rastin e 11-vjeçares, derisa tha se duhet të merret shembull nga drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti dhe drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

“Njëri nga personat e dyshuar, në muajin dhjetor të vitit 2020 ishtë dënuar për dhunë në familje, dënimin e ka pasë me kush sepse gjykatësi i rastit ka vlerësuar që një masë e tillë do të shërbëjë në rehabilitimin e të burgosurit. Përveçse është dënuar me kusht, një dënim minimal, gjyqtari i rastit as nuk ka kërkuar nga shërbimi sprovues i Kosovës, që ëshë në kuadër të MD-së, urdhrin për mbikqyrje të këtij personi, sepse nëse gjyqtari do të vlerësonte që do duhej edhe të mbikqyrej nga shërbimi sprovues, sigurisht që ky shërbim do ta mbikqyrte atë.

Andaj ne vlerësojmë që duhet të identifikohet secili person përgjegjës , qoftë prokuror, gjyqtar apo zyrtar të nivele të tjera, të cilët nuk e kanë kryer detyrën dhe duhet të japin përgjegjësi. Duhet të marrin shembull edhe të drejtorit të PK-së dhe drejtorit për programin dhe trajnimin e të burgosurve, sepse ata nuk e kanë kryer detyrën dhe kanë pësuar raste të tilla”, tha Haxhiu

SHARE