Arsenali e kërkon fitoren e gjashtë radhazi ndaj Unitedit

Manchester United do të përballet me Arsenalin, në kuadër të javës së gjashtë në Premier League.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”, me fillim nga ora 17:30,

Topçinjtë e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar të gjitha ndeshjet, derisa synojnë që këtë ecuri ta vazhdojnë edhe ndaj Unitedit.

Në anën tjetër, Djajtë e Kuq, ndryshe nga Arsenali, e nisën sezonin me dy humbje radhazi, mirëpo në tri ndeshjet e fundit nuk din për humbje dhe barazim.

Arsenali është në vendin e parë me 15 pikë, pas pesë ndeshjeve, derisa United në pozitën e 8-të, me 9 sosh.