Mot i vranët, temperaturat deri 23 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët, ndërsa vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Sipas IHK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /