Bën për spital babain dhe axhën, arrestohet një person në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti ka sulmuar babain dhe axhën e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:50.

Viktimat e këtij sulmi kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar babain dhe axhën e tij viktimat meshkuj kosovarë. Viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.