Biznesmeni Latif Kryeziu varroset sot në orën 15:00 në Malishevë, sipas rregullave të IKSHPK-së

Biznesmeni i njohur kosovar, Latif Kryeziu, i njohur si pronari i SHELL KOSOVA, ka vdekur të martën si pasojë e infektimit me COVID-19. Kryeziu do të varroset sot në Malishevë, sipas rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Familjarët e Kryeziut kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00.

Ata kanë bërë të ditur se Kryeziu do të varroset në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës.

“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të interesuarit se ceremonia e varrimit e të ndjerit Latif Kryeziu, do të bëhet sot me datën 22.07.2020. Duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec në Komunën e Malishevës”, kanë njoftuar familjarët.

Biznesmeni i suksesshëm kosovar ishte pronar i SHELL KOSOVA, që ka rreth 600 pika të derivateve në Kosovë.

Figurat kryesore publike në vend i kanë shprehur ngushëllime familjes së kryeziut, për vdekjen biznesmenit