Betohet deputetja Yllza Hoti

Sapo ka bërë betimin e saj si deputete në Kuvendin e Kosovës, Yllza Hoti që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, ajo zëvendësoj Vjosa Osmanin.

Ajo ka shqiptuar pas kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, betimin e deputetit.

Ndërsa seanca po vazhdon me rrjedhën e saj, ku në fund parashihet edhe debati parlamentar për çështjen  e menaxhimit të situatës me pandeminë më saktësisht me furnizimin me vaksina.