Bideni i hip biçikletës para diskutimeve për luftën me liderët evropianë (VIDEO)

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden kanë bërë një xhiro me biçikletë në Delaëare.

Ky ishte një moment i shkurtër argëtimi për Bidenin, para diskutimeve për luftën në Ukrainë, me liderët evropianë.

Biden fillimisht do të udhëtojë në Bruksel dhe më pas në Varshavë për t’u takuar me liderët atje.

Kjo u bë e ditur përmes një deklarate të sekretares për media, Jen Psaki, raporton Associated Press

Biden do të diskutojë luftën me liderët evropianë, Presidentin frances, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin iltalian, Mario Draghi dhe atë britanik kryeministri Boris Johnson.