Policia ndalon veturën e vjedhur në Pejë, brenda saj ishin dy hajna të mitur

Policia në Pejë ka ndaluar një veturë që ishte raportuar e vjedhur në të cilën ishin dy të dyshuar, të mitur, të cilët janë arrestuar.

Sipas policisë, vetura është ndaluar në rrugën “Kulla e Sheremetit” ndërsa gjatë zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se të dyshuarit, janë të përfshirë edhe në dy raste tjera të vjedhjeve.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Me rastin po merret njësiti i hetimeve.